Koleksioni i Fotografive të Maks Lambercit Italia e Jugut 1913-14
Filologu austriak Maks Lamberc (Maximilian Lambertz) u lind më 27 korrik 1882 në Vjenë ku dhe u rrit. Ai studioi gjuhësinë krahasimtare dhe filologjinë latine dhe greke në Universitetin e Vjenës nga 1900-1905 dhe kreu doktoraturën mbi Die griechischen Sklavennamen (Emrat greke të skllevërve), Vjenë 1907.
Një bursë qeveritare bëri të mundur që shkencëtari i ri të bënte një udhëtim në Itali dhe në Greqi, gjatë të cilit, duke përgjuar bisedimet e peshkatarëve të Atikës dhe të barinjve të Thivis, ai ra në kontakt për herë të parë me gjuhën shqipe. Pas kthimit në Vjenë, Lamberci filloi të jepte mësim në shkollë, por pas pak kohe, 1907, shkoi në Mynih për të bashkëpunuar në fjalorin e madh të gjuhës latine Thesaurus Linguae Latinae.
Në vitin 1911, u kthye në Vjenë për të vazhduar punë si mësues në një shkollë të mesme.
Botimi i tij i parë albanologjik, bashkë me Gjergj Pekmezin (1872-1938), qe një doracak dhe libër leximi i gjuhës shqipe (Lehr- und Lesebuch des Albanischen), Vjenë 1913. Në vitet 1913 dhe 1914, ai udhëtoi për disa javë në Italinë e Jugut për të mësuar të folmet arbëreshe. U përqëndrua kryesisht mbi të folmet më pak të njohur të Abruceve dhe të Molizes, në veçanti mbi të folmen e Badhesës (italisht Villa Badessa).
Maks Lamberc në Itali, 1913
Pak kohë para Luftës së Parë Botërore udhëtoi Maks Lamberc në Italinë e Jugut për të studiuar të folmet e shqipes të përdorur aty. Ky variant i gjuhë shqipes flitet prej rreth 20 000 personash, kryesisht në fshatrat malore të Kalabrisë dhe të Siqilisë. Gjuha arbëreshe është një variant mjaft i vjetër i gjuhës shqipe dhe ndryshon shumë nga gjuha standarde që flitet në Ballkan. Në udhëtimin e tij, Lamberci bëri disa fotografi të cilat prezantohen këtu. Për ato dihet shumë pak. Ne dimë se Lamberci kreu udhëtimin e tij në Italinë e Jugut në vitin 1913 dhe kryesisht në bashkësitë më veriore të shqiptarëve të Italisë, në Abruci dhe Molize, një rajon malor në jug të Peskarës. Ndër fshatrat kryesore arbëreshe të këtij rajoni janë: Badhesa (italisht: Villa Badessa) në provincën e Peskarës të Abrucëve, Këmarini (italisht: Campomarino), Munxhifuni (italisht: Montecilfone), Porkanuni (italisht: Portocannone) dhe Ruri (italisht: Ururi), të gjithë në provincën e Kampobaso-së në Molize.Diapozitivat e mirëfilltë të fotografive ndodhen me numrin Pk 4949 në Arkivin Pamor të Bibliotekës Kombëtare të Austrisë në Vjenë (Bildarchiv der Österreichischen Nationalbibliothek, Wien), të cilit jemi mirënohës për lejen e riprodhimit këtu.
Marrë nga Robert Elsie
Keshtu ka qene raca e bukur,europiane dhe me kryq.Prandaj dhe u larguan per te mos nderruar fene ,kane ikur 500000 arbereshe prej atyre turqve qena .Ndersa sot “shqiptaret” e turqizuar shtrihen barkas dhe me bythperpjet ne bulevard..Keta arbereshe jane deshmi e gjalle e genocidit turk dhe pastrimit etnik
Respekt gjithmone per arbereshet.