Ishte periudha e bumit të ndërtimeve në SHBA.
Një shekull më parë, kishte një etje të jashtëzakonshme për godina sa më të larta.
Në atë kohë thuhej se një njeri vdiste për çdo 1 milionë dollarë të hedhura në një qiellgërvishtëse.
Ndërtuesit ishin në garë për të mbaruar sa më shpejt qiellgërvishtëset.
Punëtorët kishin shumë pak mbrojtje.
Por edhe pse ishin në kushte të tilla, ata e sfidonin frikën, siç shihet nga ky set fotosh.
Një gazetar që raportonte për një revistë në vitin 1908, mbeti i shokuar kur pa se si punonin ata.
Ai i quajti “kaubojt e qiellit”.
Ernest Poole ka dokumentuar ngritjen e këtyre qiellgërvishtëseve.