Kryesore

Fotot e studentëve shqiptarë dhe sfida befasuese në internet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:17 - 18/03/19 |
mapo.al

Ka shumë sfida interesante në kohët e sotme në internet. Disa janë krejt të çuditshme, të tjerat ia vlejnë pasi u shërbejnë kauzave të mira.


Më e fundit njihet si TrashTag, ku dikush pastron një hapësirë të caktuar publike nga mbeturinat. Fillimisht ai poston një foto se si është ajo zonë, më pas se si është pastruar.


Në fund, ai nominon dikë për të bërë të njëjtën gjë. Në të vërtetë, sfida u shpall në vitin 2015 si pjesë e një fushate, por nuk pati shumë sukses. Tashmë ajo është rikthyer në Reddit dhe u bë virale shumë shpejt.


Në Shqipëri janë dy studentë që kanë nisur trendin, duke pastuar dy zona, një në Paskuqan dhe tjetrën në Laç. A do zgjasë ky trend? Në botë duket se po ecën mirë, në Shqipëri mbetet për t’u parë.



Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas