Arkiva

FOTOT/ Ja si u projektua Teatri Kombëtar nga italianët, pse nuk ishte i përkohshëm














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:28 - 28/03/18 |
mapo.al

Ndërkohë që vazhdon debati në Komisionin e Medias, që ka thirrur për raportim ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro për çështjen aq të debatuar të shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, që ka ngritur në këmbë komunitetin e artistëve dhe jo vetëm, dalin fotot e projektit italian të asaj godine.






Në këto foto, duken hapat e projektit, faza e parë e të cilit i takon viteve 1938-1940. Me detaje janë të përshkuara të gjitha sallat brenda godinës, përfshirë edhe sallën e vallëzimit, fushën sportive, pishinën, kuzhinën, restorantin, zyrat e me radhë. Gjithçka që fakton se ndërtesa nuk ishte e përkohshme.


Kujtojme se Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ftuar në emisionin “Opinion” në “TV Klan” deklaroi se godina e Teatrit Kombëtar nuk ka asnjë vlerë monumentale.







Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zbuluar një studim të ekspertëve më të mirë italianë të publikuar në vitin 2012 në kohën e Bashës, ku theksohej se Teatri Kombëtar nuk përbënte monument kulture.



Ja cfare tha Veliaj



Sipas këtij raporti, Teatri kombëtar i ndërtuar nga italianët kishte qëllim të përkohshëm dhe ishte ndërtuar me materiale skarco , madje me material asbesti që është i dëmshëm për shëndetin e artistëve.

“Kemi marrë një kërkesë, kemi marrë një ofertë për t’u siguruar që ne kemi një teatër pa kullë, një teatër modern , një teatër që largohet nga tallashi, algat dhe shkrepëset skarco me të cilat kemi bërë panelet, një teatër që ka ngrënë jetët e shumë aktorëve të cilët ne nuk i dimë se çfarë shkakton në momentet që është. Një teatër që në vitin ’ 43 është kërkuar që të largohet.

Raporti i arkitektëve italianë të arkitekturës që e kanë studiuar se çfarë vlen nga arkitektura fashiste e deklarojnë një gjë të përkohshme vetëm për periudhën e luftës të bërë me materialet ushtarake”, tha Veliaj.

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas