Këngëtarja Vesa Luma publikon shpesh herë foto dhe video të vogëlushit të saj Lian, i cili tashmë është bërë mjaft i dashur nga ndjekësit për sjelljet e tij. Ndërkohë që sot janë nisur për një udhëtim, me shumë gjasa drejt Zelandës së Re, Vesa ka ndarë me fansat disa foto të vogëlushit që do t’ju shkrijnë së qeshuri.“Kur je në rrugë të gjatë dhe imiton mamin tu bo foto”, ka shkruar Vesa krah fotove ku Lian shihet duke marrë poza të ngjashme me ato të këngëtares.
Vesa e Lian u kthyen përpara disa kohësh nga Zelanda e Re drejt Shqipërisë. Mirëpo, këngëtarja kosovare u shpreh në një intervistë televizive se qëndrimi në atdhe do të ishte i përkohshëm pasi synonte që të ribashkohej sërish me Big Bastën, i cili ndodhet momentalisht shtet ishullin jugperëndimor të Oqeanit Paqësor.