Aktualitet

FOTOT/ Nis aksioni i madh i pastrimit ne Tirane, qindra vullnetarë i bashkohen ndërmarrjeve të Bashkisë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:23 - 15/09/18 |
mapo.al

Aksioni i pastrimit te Tiranes, i lajmeruar dje edhe nga kryebashkiaku Veliaj, ka nisur qe ne oren e para te mengjesit ne të 24 njësitë administrative të kryeqytetit. Aksioni eshte mbështetur nga qindra vullnetarë dhe qytetarë të Tiranës.


Në Ditën Botërore të Pastrimit, qindra qytetarë si dhe punonjësit e ndërmarrjeve të pastrimit të kryeqytetit kanë filluar largimin e inerteve, por edhe të mbetjeve të tjera të ngurta si mobilie, goma, hekurishte.
Një punë të mirë kanë bërë edhe administratorët e njësive bashkiake si dhe vullnetarët  të cilët kanë kontribuar në heqjen e qeseve dhe të plehrave duke përmirësuar jo vetëm anën estetike të zonës së tyre, por mbi të gjitha duke përmirësuar edhe jetesën e gjithë komunitetit.


Aksioni për pastrimin e kryeqytetit do të vijojë gjatë gjithë ditës së sotme, ndërkohë që kërkohet që qytetarët të japin kontributin e tyre që Tirana të jetë gjithmonë e pastër.


Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash me qëllim sensibilizimin e qytetareve dhe edukimin e atyre mbi hedhjen apo menaxhimin e plehrave.


<
>
aksion vullnetar pastrimi ne tirane (1) aksion vullnetar pastrimi ne tirane (2) aksion vullnetar pastrimi ne tirane (3) aksion vullnetar pastrimi ne tirane (4) aksion vullnetar pastrimi ne tirane (5) aksion vullnetar pastrimi ne tirane (6) aksion vullnetar pastrimi ne tirane (7) aksion vullnetar pastrimi ne tirane (8) aksion vullnetar pastrimi ne tirane (9) aksion vullnetar pastrimi ne tirane (10) aksion vullnetar pastrimi ne tirane (11) aksion vullnetar pastrimi ne tirane (12)


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas