Kryesore

‘Fotot nudo’: Njeriu më i pasur në botë, lufta me Trump dhe beteja e gazetave




               Publikuar në : 11:39 - 08/02/19 |
mapo.al

Çfarë trilleri po luhet këto ditë në Amerikë, ku në një histori janë mpleksur bashkë biznesi, politika dhe media. Njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos ka publikuar një letër shokuese që i është dërguar atij nga tabloidi National Enquirer.


Gazeta e kërcënon miliarderin e Amazon se do i publikojë fotot nudo nëse nuk tërhiqet nga akuzat se vendimi për të publikuar aferën e tij me moderatoren Lauren Sanchez ka qenë i motivuar politikisht.

Në letrën e shantazhit, gazetarët pretendojnë se kanë një foto me penis të miliarderit, që ia dërgon të dashurës, dhe një foto të zonës intime të Sanchez.

Trilleri

Jeff Bezos deklaroi muajin e shkuar se do të divorcohet nga e shoqja, Mackenzie. Pak orë më vonë, gazeta National Enquirer publikoi detaje private të aferës jashtëmartesore të Bezos me prezantuesen Lauren Sanchez.

Bezos beson se pas historisë fshihen interesa politikë, duke akuzuar se kompania që boton tabloidin, ka lidhje me presidentin Donald Trump. Por përse do e bënte Trump diçka të tillë?

Dyshimet e Bezos lidhen me faktin se ai është edhe pronar i gazetës Washington Post, që njihet për qëndrimet e ashpra ndaj Trump. Kur National Enquirer publikoi mesazhet intime të Bezos, gazeta Washington Post u hodh në sulm duke treguar se kjo nuk është një histori e thjeshtë mediatike, por se pas rrjedhjes së informacionit fshihen emra të fuqishëm, të lidhur me presidentin Trump.

<
>
jeff1 jeff2 jeff3 jeff4


Etiketa: , , , ,

loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas