Gjatë inspektimit të tij të djeshëm në Berat, ku kushedi për të satën herë ka shkruar për të inspektuar gjendjen e investimeve lokale me fonde shtetërore në infrastrukturën e qendrës së qytetit, kryeministri Edi Rama ka qenë i shoqëruar nga ministra e deputetë.
Temperaturat kanë qenë tepër të ulëta dhe kjo dëshmohet edhe nga fakti se nëpër fotot e kryeministrit dallohet kudo avull.
Ky i fundit ka sfiduar motin dhe ka dalë i veshur tepër hollë me kostum dhe këmishë, teksa ministra, deputetë e kryerbashkiakë duken të kërrusur nga i ftohi.