Stuhia e fuqishme Kiara, e njohur në Gjermani me emrin Sabine, po përplaset rëndshëm në pjesët e veriperendimit të Europës, duke shkaktuar probleme serioze, duke lënë mijëra banesa pa energji, dhe duke anuluar dhjetra fluturime. Shumë ambiente, si parqet janë mbyllur, ndërkohë që drejtuesit e automjeteve janë paralajmëruar të kenë kujdes. Era është e fuqishme, deri në 150 kilometra në orë. Në veri të Francës, alarmi është portokalli, një nivel më pak se ai maksimal. Shihni në këto foto spektakolare të servirura nga BBC për të kuptuar efektet që po sjell kjo stuhi.