Nga Ervin Salianji*
Një rast tjetër i dhimbshëm i dhunës ndaj gruas dhe mbrojtjes së banditëve dhe fshehjes së ngjarjes nga qeveria nē mënyrë kriminale.
Shqipëria çdo ditë lëngon nga padrejtësitë e një shteti që dhunon të pamundurit dhe mbron krimin dhe bandat.
Sot në mēngjes një burrë i moshuar dhe 2 djemtë e tij denoncuan se si ju dhunohej prona e tyre, se si qeveria i ka lënë pronën e tyre si parcelë për kanabis tek shtetasi M.K drejtues organizate i Rilindjes.
Pasi e kanë denoncuar në polici, rilindasi jo vetëm nuk është arrestuar, por janë dekonspiruar denoncuesit duke u dhunur ata dhe në mënyre kriminale edhe nëna e tyre e moshuar. Policia ka ndaluar një nga tre dhunuesit dhe dy të tjeret i ka lëne të lirë të kërcënojnë familjarët e të moshuarës.
Policia nuk arreston dhunuesit, por kërcënon denoncuesit që të tërhiqen.
Fotot e dhimbshme flasin më shumë se çdo brroçkull kryeministrore.
*Status në FB i zyrtarit demokrat
kesaj i thon RIDHJERJE