Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka qenë sot e Tregu i Shpendeve në Baldushk, ku sipas tij “prodhohen gjelat më të mirë në vend!”.
Veliaj shkruante në rrjetete sociale se “Shumë e duan traditën e gjelit të detit, por nuk mund të ndosim qytetin! Nga sot tregu në Vishnje, ruan traditën e qytetin. Këtë fundvit, konsumo #MadeInTirana” – theksonte kryebashkiaku.
Ndërkohë në zonën e Pallatit me Shigjeta në kryeqytet bashkia ka vijuar punimet për të rikthyer ndëriçimin, aty ku mungonte.
Kurse te Pazari i Ri është ndërmarrë një aksion që Veliaj e ka konsideruar si “punë orë e pa orë për të hequr puçrra betoni që ‘lulëzuan’ në Tiranë 4 vjet. E bukura e mund të shëmtuarën, kultura fiton mbi dhunën, qyteti mbi vandalizmin!”.
Kur pyesin zojat e shpise qe s’u duket kund puna: – Ele, çka punove sot?!
_ Hiç more, prish e godit,- pergjigjjen.
Ai I ashtuquajturi Pazar I ri ishte kthyer thjesht ne nje hale,Shpresojme qe Veliaj te beje nje gje te mire qe ti ngelet qytetit.Natyrisht qe tregjet e shpendeve duhet te jene jashte qytetit .per me teper kryeqytet,cdo zone rreth qytetit mund te kete tregun e vet. Thjesht per saktesim, Vishaj (jo Vishnje), nuk eshte pjese e njesise Baldushk, por Vaqarr,Erioni si kryetar duhet te marre informacionin e duhur.