Në një kohë kur përleshjet në kufirin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë janë intesifikuar, Ministria azere e Mbrojtjes ka publikuar imazhet e bombardimeve ndaj trupave rivale.
Videoja e regjistruar nga një avion apo dron tregon qartë forcat ajrore të Azerbajxhanit ndërsa sulmojnë ushtarët dhe mjetet e ushtrisë së Armenisë.
Filmimet janë publikuar të premten dhe videoja titullohet “Një tjetër dëshmi e humbjeve të trupave armike”.
Tashmë luftimet mes trupave të azere dhe atyre armene kanë hyrë në ditën e shtatë, në lidhje me rajonin e Nagorno-Karabakh. Deri tani raportohen 200 viktima në përleshjet më të ashpra për të njëjtin konflikt që prej vitit 1990.