Vetëm pak minuta na ndan nga derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani. Biletat janë shitur në numër rekord, rreth 19 mijë të tilla.
Atmosfera elektrizuese ka nisur që më herët me tifozeritë e të dyja skuadrave që kanë marshuar rrugëve të kryeqytetit me flamuj, banderola e brohorima.
Ndërkohë, nga brenda stadiumit ‘Air Albania’, Mapo ka siguruar foto dhe video të atmosferës emocionuese, vetëm pak minuta para se gjithçka të startojë.