Presidenti i Francës Macron ka propozuar një komunitet të ri politik në dritën e krizës në Ukrainë – një ide e përshkruar si “shumë interesante” nga homologu i tij gjerman Olaf Scholz.
Duke vizituar Berlinin, Macron foli për përshpejtimin e bashkëpunimit midis BE-së dhe vendeve të tjera evropiane jo-anëtare të BE-së për të ndërtuar paqen dhe stabilitetin. Ai tha se statusi mund të zbatohet për Ukrainën, si dhe kombet që nuk duan të bashkohen me bllokun 27-vendesh.
Macron ka thënë se Ukrainës mund t’i duhen dekada për t’u konfirmuar si anëtare e BE-së.
Komisioni Evropian do të “synojë të japë opinionin e tij” muajin e ardhshëm mbi ofertën e Ukrainës për anëtarësim, tha më herët shefja e këtij organi, Ursula von der Leyen.