Kryeministri francez Edouard Philippe do të paraqesë planin e qeverisë për të lehtësuar masat kufizuese në Asamblenë Kombëtare Franceze të martën e 28 prillit.
Lajmin e konfirmoi një zëdhënës i qeverisë për CNN. Njoftimi i Philippe do të pasohet nga një debat dhe një votë, tha zëdhënësi. Masat kufizuese kanë nisur më 17 Mars janë planifikuar të hiqen në 11 maj.
Të dielën e kaluar, Philippe paralajmëroi se Franca nuk do të kthehet në normale për një kohë të gjatë pa u gjetur një vaksinë kundër Covid-19.