Aktualitet

Franca iu refuzoi azilin, riatdhesohen në Rinas 50 shqiptarë (FOTO)






               Publikuar në : 16:51 - 12/06/19 |
mapo.al

Mesditën e sotme në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, janë riatdhesuar 50 shtetas shqiptarë me avion të posaçëm, të nisur nga aeroporti i Metz, Francë. Policia e Shtetit njofton se operacioni i sotëm i riatdhesimit, i cili u zhvillua në bashkëpunim me Policinë franceze, kishte një veçanti pasi kthehen familjarë me të mitur dhe të gjithë të riatdhesuarit janë azilkërkues në Francë, të cilëve iu është refuzuar kërkesa për qëndrim. Shqiptarët renditen të dytët në Francë për nga numri i kërkesave për azil, pas sirianëve.


Zv/ministria e Brendshme Rovena Voda ka theksuar se çdo përpjekje për kërkim azili është e kotë, sepse Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta, ndaj ajo ka bërë thirrje për të mos ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim, por të kërkojnë rrugë ligjore për t’u punësuar në vendet e BE-së.

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit Eduart Merkaj ka theksuar se gjatë këtij 5 – mujori, fluturimet e riatdhesimit janë rritur jo vetëm me Francën, por edhe me shumë vende të tjera të BE-së, duke forcuar më tej bashkëpunimin, në drejtim të shkëmbimit të informacionit më të detajuar dhe në kohë reale.

Gjithashtu Polica Kufitare ka forcuar masat për parandalimin e kalimit të kufirit, me qëllim kërkimin e azilit në vendet e BE-së.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

  1. KUSH I DO MË ALBANISTANSIT DHE STANSAT E TJERË NË EU? FRANCA I KA JO PAK MAGREBINËT HARBUTA ME NË KRYE ALGJERJANËT PO NUK KANË Ç’IU BËJNË PSE IU KANË BORXH KOLONIZIMIN.
    KTYRE IU KA ARDHUR NË MAJË TË HUNDËS ME ARABO- MUTLIMANËT KSHTU QË MOS TË HABITET KUSH KUR PËRZËNË ALBANISTANSIT PSE NUK IU KANË AS NJË BORXH.

    TUNG.

    Përgjigju ↓
CLOSE
CLOSE
Pas