Franca është kombëtarja më e shtrenjtë që do të marrë pjesë në Botërorin e Rusisë.
Lajmin e jep “L’Equipe” e cila bazohet nga të dhënat e ‘Transfermarket’. Vlerësimi është bërë në bazë të moshës mesatare që kanë skuadrat, vlera e lojtarëve, klubet ku ata luajnë dhe kontratat që kanë me skuadrat respektive.
“Gjelat” kapin vlerën e 1 miliardë e 80 mln eurove, ndërsa pas tyre vjen Spanja, e cila llogaritet të vlejë 40 mln euro më pak, ekzaktësisht 1 miliard e 40 milionë eurove.
Në vendin e tretë edhe pse ka lojtar si Neymar e Coutinho renditet Brazili.
Pesë herë kampionët e Botës kanë diferencë me dy kombëtaret e para pasi vlera e tyre nuk shkon më shumë se 950 milionë euro.
Gjermania e Low pozicionohet në vendin e katërt, me “Pancerat” që kapin shumën e 885 milionë eurove, ndërsa në vendin e pestë Anglia, vlera e “Tre Luanëve” është 874 milionë euro.