Pak orë pas akuzave të reja amerikane kundër Kinës për sa i përket origjinës së virusit, nga Franca vjen një lajm që mund të përforcojë dyshimet. Një rast me Covid-19 është regjistruar që në 27 dhjetor të vitit të kaluar, pra një muaj para se rastit të parë zyrtar – në 24 janar – që është regjistruar në Francë.
Lajmi është konfirmuar nga spitali Zhan Verdier i Bondit, në periferi të Parisit ku janë ri analizuar tamponët epacientëve që janë shtruar në spital në dhjetor, të cilët kishin pneumoni. Duke kërkuar në arkivat e testeve të bëra në atë kohë për të kërkuar viruse të tjera, janë gjetur papritur gjurmë të Covid 19.
Ivs Kohen, përgjegjës i repartit të terapisë intensive në spitalin e rajonit dhe autor i një studimi për këtë temë që do të publikohet së shpejti, u shpreh se janë analizuar 24 pacientë me pneumoni dhe njëri prej tyre rezultoi pozitiv me koronavirus.
Bëhet fjalë për një francez 50 vjecar, i cili nuk kishte udhëtuar asnjëherë në Kinë. Ndërkohë ai ështw shëruar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka infektuar dhe dy fëmijët e tij por dhe ata janë mirë tashmë.
Ndërsa bashkëshortja e tij nuk është sëmurë dhe pse mjekët mendojnë se ajo e ka virusin por nuk ka simptoma. Gruaja punon në një supermerkat pranë një reparti sushi ku ka dhe të punësuar kinezë. Në këtë mënyrë kronologjia e epidemisë në Francë duhet rishkruar.
Vendi ishte i pari në europë që deklaroi në 24 janar shtrimin në spital të pacientëve me Covid 19. Në atë kohë bëhej fjalë për qytetarë kinezë, një cift turistëësh dhe një sipërmarrës të cilët u mjekuan në Paris dhe Bordo.
Për shumë kohë kërkimet për pacientin zero ishin përqendruar në veri të Parisit ku dhe ishte shfaqur epiqendra e parë. Hetimi epidemologjik kishte mbërritur deri në mes të muajit janar.
Tashmë zinxhiri i infektimit flet për raste që në muajin dhjetor të një viti më parë. Një konifirmim se virusi kishte nisur të përhapej në Europë shumë më pëprpara se Pekini të lajmëronte Organizatën Botërore të Shëndetësisë.abcnews