Aktualitet

Franca përkujton 200 vjetorin e vdekjes së Napoleon Bonaparte














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:40 - 05/05/21 |
mapo.al

Franca përkujton sot 200-vjetorin e vdekjes së perandorit Napoleon Bonaparte, ndër strategët më të admiruar ushtarakë ndër shekuj.






Gjenerali francez ndërroi jetë në vitin 1821, në moshën 51-vjeçare, zyrtarisht, prej kancerit në stomak, por ka dyshime se u helmua në burgun e ku mbahej rob prej anglezëve.


Bonaparte e ndërtoi perandorinë i frymëzuar nga Roma antike.







Jul Çezarin, Augustin, Dioklecianin, Justinianin, ai i pati idhuj e i imitoi por vetë nuk mundi kurrë të shkelë në kryeqytetin italian, atje ku prej shkurtit një muze po ekspozon mitin e tij.



Nuk pati kohë të vinte në Romë. Ishte i zënë me fushatat ushtarake dhe me ndërtimin e shtetit francez. Këtu e prisnin aq shumë sa kishin përgatitur edhe dhomat e pallatit Kuirinal“.



Napoleoni e konsideronte Romën kryeqytetin e dytë të perandorisë së vet, pas Parisit.

Prandaj, me ta pushtuar në vitin 1809, trupat franceze vendosën të restaurojnë një nga monumentet simbol të qytetit, Kolonën e Trajanit, të ngritur nga perandori me të njëjtin emër.

Kolona e Trajanit u mendua të lëvizej në Paris, por më e lehtë doli që të riprodhohej në një kopje bronzi, e cila ekziston edhe sot.

“Kur mbërritën francezët, kolona ishte e zhytur në baltë dhe plehra, që nuk e nderonte. Plani ishte që ta pastronin pjesën nga jugu dhe të krijonin një shesh të madh në formë eliptike. Kolona në Plas-Vadom u inaugurua në Paris në 1810-ën dhe nuk është veçse kopje e Trajanit, por me ushtrinë dhe fitoret e Napoleonit”.

Napoleoni lindi në Korsikë në vitin 1769.

Në moshën 30 vjeç iu bashkua një grushti shteti duke dalë edhe sundimtar i Francës e duke u vetëshpallur perandor në 1804-ën.

Perandoria që krijoi shtrihej nga Spanja në Poloni, por me disa disfata mbi shpinë, si ajo e Trafalgarit, përballë Rusisë dhe e fundit në Vaterlo, ai u internua në ishullin e Shën-Helenës ku do të mbahej i burgosur deri në fund të jetës.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas