Aktualitet

Franca raporton ulje të viktimave nga koronavirusi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:36 - 01/05/20 |
mapo.al

Ditën e sotme, qeveria franceze deklaroi se bilanci i viktimave nëpër spitale dhe shtëpitë e pensionit u rrit me 218 për ta çuar totalin e humbjeve të jetës në 24,594.


Edhe pse ky numër tregon një rritje të lehtë krahasuar me një ditë më parë, numri i vdekjeve ditore është ulur gradualisht në këto dy javë.


Franca mban vendin e katërt me bilancin më të lartë të të vdekurve në Europë pas Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Spanjës.


Duke nisur nga data 11 Maj, Franca do të nisë lehtësimin e kufizimeve, por maskat e fytyrës do të jenë të detyrueshme gjatë përdorimit të transportit publik dhe në shkolla.



Etiketa: , , ,

Pas