Në “Luzhniki Stadium” u luajt ndeshja e fundit e Grupit C të Botërorit mes Francës dhe Danimarkës.
Franca ishte e kualifikuar dhe i mjaftonte një barazim për të siguruar vendin e parë.
Pikërisht ky ishte rezultati i takimit, 0-0, që i kualifikoi të dy ekipet, por që në fund u vërshëllye nga tifozët.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Peruja siguron fitoren e parë dhe e mbyll në vend të tretë, duke lënë të fundit Australinë.
Carrillo në pjesën e parë dhe Guerrero në të dytën i dhanë suksesin Perusë, e cila largohet me kokën lart nga ky Botëror.