Aktualitet

“France Football”: Tri arsye pse duhet t’i trembemi pakëz Shqipërisë






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:24 - 05/09/19 |
ro ot

Ndeshja kualifikuese e grupit H mes Francës dhe Shqipërisë do të luhet më 7 shtator në orën 20:45. “Stade de France” do të jetë arena ku kampionët e botës në fuqi dhe kueqzinjtë tanë do të “përplasin brirët”. Një transfertë mjaft e vështirë për Edy Reja dhe të tijtë, të cilëve iu nevojiten pikë në dy sfidat e shtatorit, nëse duan të mbajnë gjallë ëndrrën e kualifikimit në “Euro 2020”.


Edhe pse francezët janë favoritë absolutë, është interesant fakti që e vlerësojnë Shqipërinë. Prestigjozja “France Football, në numrin e së martës, ka renditur tri arsye pse Franca duhet t’i frikësohet pakëz Shqipërisë:


1. Sepse në vitin 2014, Portugalia u surprizua nga “shqiponjat” dhe kjo fitore pati shumë rëndësi, megjithëse CR7 nuk ishte atë ditë në fushë.



2. Sepse Mërgim Mavraj, ai që pati shënuar golin e barazimit të turpshëm mes dy kombëtareve në ndeshjen e Rennes, është gjithmonë aty.


3. Sepse trajneri Edy Reja është një mik shumë i mirë i mjeshtrit të taktikës Fabio Capello. Do ta kemi pisk, nëse ai i ka dhënë disa këshilla.


 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas