Bota

Francë: Qeveria zmbrapset, pezullon rritjen e taksës së karburanteve







               Publikuar në : 09:00 - 04/12/18 |
mapo.al

Qeveria franceze do të pezullojë rritjen e taksës së karburanteve pas javësh të tëra protesta në vend.


Franca është goditur nga protesta më të mëdha në 50 vite gjatë tre fundjavave të fundit.

Kryeministri Edouard Philippe tha se kërkojnë kompromis me protestuesit, por bisedimet u ndërprenë pas kërcënimeve me vdekje nga disa ekstremistë brenda radhëve të protestuesve.

‘Jelekët e verdhë’ e nisën protestën për çmimin e rritur të naftës, por tashmë ajo po reflekton zemërimin ndaj qeverisjes.

Ndërkohë mediat raportojnë se një 80-vjeçare ndërroi jetë në Francë pasi u godit aksidentalisht në dritaren e saj nga një kanaçe me gaz lotsjellës, të shtunën në Marseille.

Gruaja, që jetonte pranë vendit ku po zhvillohej protesta, e mori goditjen në fytyrë ndërsa po mbyllte grilat. Tre persona të tjerë kanë vdekur që prej nisjes së valës së indinjatës popullore, mbi dy javë më parë.

Ai që nisi si zemërim kundër çmimit të naftës, tani është rritur akoma më shumë duke iu drejtuar kostos së lartë të jetesës në përgjithësi. Ministria e Brendshme franceze thotë se 136.000 vetë morën pjesë në protestën mbarëkombëtare të së dielës, çka tregon se vrulli i demonstruesve nuk po bie aspak.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas