Aktualitet

Francë, shënohen mbi 14 mijë raste të reja me koronavirus








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:00 - 27/09/20 |
mapo.al

Në Francë në 24 orët e fundit janë shënuar 14.412 raste me koronavirusin.


Institucioni i Shëndetit Publik njoftoi se me 14.412 rastet e reja të COVID-19 ka arritur në 527.446 numri i rasteve ndërsa me 39 vdekjet e reja ka arritur në 31.700 numri i viktimave nga virusi.


Në Francë, shkalla e testeve pozitive të COVID-19 u rrit në 7.2 për qind.


Në 7 ditët e fundit në spitale janë shtruar 4.102 persona, 763 prej të cilëve ndodhen në kujdesin intensiv.


Me rritjen e numrit të të sëmurëve në kujdesin intensiv në vend ecuria e pandemisë vazhdon të përkeqësohet.


Franca me 16.096 raste më 24 shtator shënoi numrin më të lartë të rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë.

Kryeministri Jean Castex në një deklaratë për kanalin “France 2” tha se mund të vendosin kufizimin e daljes në rrugë nëse situata e pandemisë përkeqësohet edhe më tej.


Etiketa: ,

Pas