Bota

Francë/ Shpërthim në qendër të Lionit, 8 të plagosur, një fëmijë






               Publikuar në : 19:29 - 24/05/19 |
mapo.al

Zyrtarët francezë njoftojnë se një shpërthim në qendër të Lionit ka shkaktuar 8 persona të plagosur. Shpërthimi ka ndodhur në një pedonale në qendër të qytetit të Lionit. Të plagosurit kanë marrë plagë të lehta. Zyra e prokurorisë tha se shkak për shpërthimin ishte një bombë e dyshuar. Po nga Prokuroria franceze kanë bërë me dije se fatmirësisht nuk ka viktima. Sheshi ku ka ndodhur shpërthimi, është mbushur me gozhdë, vida e bulona, të cilat dyshohet të kenë qenë brenda pakos. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se mes të plagosurve është edhe një fëmijë 8 vjeç.


Presidenti francez Emanuel Makron e përshkroi këtë ngjarje si një “sulm pa vdekje”. Aktualisht nuk dihet ende asgjë për autorin, apo autorët, ndërsa policia franceze është vënë në ndjekje të një burri i cili po lëvizte me biçikletë pak para shpërthimit, për të cilin dyshohet se mund të ketë lidhje me ngjarjen.

<
>
Franca1-770x433 lioni1-1


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas