Aktualitet

Francë-Shqipëri në syrin e medias spanjolle: Pritet garë e fortë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:10 - 07/09/19 |
mapo.al

Ndeshja Francë-Shqipëri ka tërhequr vëmendjen edhe të medias spanjolle. Natyrisht, shkak kryesor për këtë janë kampionët e botës në fuqi, të cilët meritojnë të jenë në fokus. Për “Mundo Deportivo”, skuadra e Deschamps ka disa mungesa të rëndësishme, por vlen vetëm fitorja për të. Detyrë direkte është kapërcimi i “murit” të Shqipërisë, megjithatë, transalpinët duhet ta kenë një sy e një vesh edhe nga dy rivalët e tjerë për kreun e grupit H, Turqia dhe Islanda, edhe ato me nga 9 pikë për momentin:


“Franca nuk mund të dështojë në angazhimin e saj të radhës ndërkombëtar. Përballë do të ketë Shqipërinë, me 6 pikë, tre më pak se Deschamps dhe të tijtë, që ndodhen në të njëjtën gjatësi vale me Turqinë e Islandën. Gara në këtë grup kualifikues për të marrë vendin e parë dhe kualifikuar direkt në finalet e “Euro 2020” është më e hapur dhe e fortë sesa pritej. Francezët do të duhet të fitojnë, edhe pse janë pa referentët e tyre kryesorë si Paul Pogba, i lënduar, Kylian Mbappé dhe Ousmane Dembelé, gjithashtu me probleme fizike. 



Më keq është Aymeric Laporte, që do të vuajë një dëmtim më të keq. Megjithatë, Franca do të ketë në dispozicion një kast lojtarësh të tjerë të talentuar, që duhet të mos vuajnë, mbi të gjitha. Lojtarët e Barcelonës, Lenglet dhe Griezmann, duken të sigurt në formacion, ndërsa pjesa e përparme do të jetë e panjohura e madhe, në të cilën Coman dhe Fekir rivalizojnë për të qenë partnerë me Giroud. 


Ata duhet të kapërcejnë murin e Shqipërisë, me Xhakën dhe Hysajn, si lojtarët emblemë të kuqezinjve. Një sfidë indirekte në këtë grup është edhe mes Turqisë e Islandës. Të dyja palët duan të rrumbullakosin 12 pikë sonte, duke vijuar të mbeten konkurrente të Francës. Për to, kalendari i kësaj të shtune rezervon lojëra më të përballueshme, pasi osmanët do të ndeshen me Andorën, ndërsa islandezët me Moldavinë”.

Lexo edhe: 

Sot shqiptarët me dorë në zemër, luajnë dy kombëtaret e futbollit

 


Etiketa: , ,

Pas