Gjykata franceze e Lionit ka trajtuar një rast të veçantë këtë të martë. Një person u dënua me 9 muaj burg për armëmbajtje pa leje.
Para hetuesve, i pandehuri shpjegoi se i kishte marrë armët nga shqiptarët për t’ua shitur më pas gjuetarëve të derrave të egër në Madagaskar. Por, më vonë pranoi se armët i duheshin për të mbrojtur gruan e tij, e cila ishte prostitutë.
“Lyonmag” raporton se rasti u zbulua nga pronari i ndërtesës ku qendronte me qira i arrestuari. Nga kontrolli në banesë, qiramarrësit iu zbuluan disa armë, gëzhoja dhe 13.000 euro kesh.