Franca ka regjistruar 83 vdekje nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Gjithashtu, numri i pacientëve në kujdes intensiv vazhdon të ulet, sipas vlerësimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetit.
“COVID-19 ka shkaktuar vdekjen e të paktën 27 074 personave që nga 1 marsi, por presioni ndaj shërbimeve të reanimacionit vazhdon të lehtësohet, me më pak se 2 500 pacientë (2 428) për herë të parë që nga 24 marsi dhe -114 pacientë krahasuar me ditën e djeshme”, njoftoi DGS.
Sipas këtij institucioni, mbrëmjen e sotme u regjistruan 543 pacientë të rinj me koronavirusin e ri.
Gjithësej, 21 071 pacientë ndodhen aktualisht të shtruar në spitale (në krahasim me 23 983 një javë më parë)
1
Etiketa: Covid-19, France, ulen ndjeshem vdekjet