fbpx

Aktualitet

Francezi dënohet me vdekje për 3 kg drogë





               Publikuar në : 09:49 - 21/05/19 |
mapo.al

Felix Dorfin 35 vjeç u dënua me vdekje nga një gjykatë në Indonezi, për akuzën e trafikut të drogës. Vendimi ishte absurd, pasi prokurorët e çështjes së tij kishin kërkuar 20 vjet burgim.


Francezi ishte arrestuar në shtator të vitit të kaluar në aeroportin e ishullit turistik të Lombokut. Avokati deklaroi se dënimi i dhënë nga gjykata është shumë i ashpër dhe se për të do të bëhet apelim. Indonezia është një ndër shtetet me ligjet më të ashpra për drogën, teksa për trafik të lëndëve narkotike përfshihet edhe dënimi me vdekje, raportojnë mediat ndërkombëtare.



Dorfin ishte arrestuar për 3 kilogramë drogë që iu gjetën në çantë gjatë kontrollit në aeroport. Ai kishte arritur në Indonezi nga një aeroport i Singaporit. Gjykatësi argumentoi se përfshirja e francezit në një rast të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe fakti se ai kishte 3 kg lëndë narkotike në çantë, e vështirësojnë situatën.



Etiketa: , , ,

Pas