Sunday, June 12, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Frederik Ndoci, Donald Trump dhe Iluminati

Ben Blushi rrëfen bisedën me Frederik Ndocin

by us er2
18/05/2022
in Aktualitet, Kryesore, Personazh
0

Nga Ben Blushi

FREDERIK NDOCI, DONALD TRUMP DHE ILUMINATI

Frederik Ndocin e gjeta në një kafe. Po fliste me gruan në skype.

Ja, më tha, kjo është gruaja ime e fundit,

Është e pesta, thashë unë

Është e fundit, tha Frederiku

E beson që je e fundit, pyeta gruan

Se merr njeri Rikun pas meje, tha gruaja

Pse të thotë Rik, pyeta Frederikun

Edhe Rri dhe Ik, tha Frederiku, dmth bëj çtë duash

Kur ke ardhur, i thashë

Kam 70 ditë në Tiranë, tha

Çbën këtu?

Po pres të më japin një dekoratë tha Riku, më thanë hajde urgjent

Po çështë kjo urgjencë 70 ditë, e pyeta

Procedurat, tha Riku, kam bërë një dosje të plotë ja shife

Nuk me duhet dosja, a ke bërë ndonjë këngë?

Kam bërë, tha Riku

Si quhet, i thashë

Kënga e Pijes,

Ma këndo, i thashë

Dikush pin për me kthye shnetin

Dikush pin se asht mësu

Dikush pin me çel bisedën

Dikush pak me e provu

Po ti për çfarë pi, e pyeta,

Unë pi për të çel bisedën, tha Riku

Sa këngë ke bërë gjithsej?

400, janë të orkestruara

Kush ka më shumë këngë se ty?

Askush, tha Riku, a e di ça më thoshte Robert Radoja?

Ma thuaj, i thashë

Berti më thoshte që kur të vdesësh do harrohesh shpejt sepse askush nuk i këndon dot këngët e tua pasi zëri yt është i pazëvendësueshëm.

Po ti je fetar, a beson te jeta pas vdekjes?

Besoj sigurisht, tha Riku

Po ty kush të ka krijuar prindërit apo Zoti?

Materien dmth trupin, ma kanë krijuar prindërit, kurse shpirtin ma ka dhënë Zoti, tha Riku

Ku jeton në Amerikë, e pyeta

Në Tampa Bay, tha Riku

Herën e fundit që jemi takuar jetoje në Neë Jork

Neë Jorku u bë i pajetueshëm nga covidi

Pse të zuri covidi, e pyeta

Covidi nuk egziston, tha Riku

Mua më kanë vdekur shokë nga covidi, thashë unë

Është sajesë e Iluminatit, tha Riku, më beso

Po pse e sajoi Iluminati covidin ça thua kështu, i thashë

Për të zvogëluar botën. Plani i tyre është që bota të ketë 600 milion banorë

Dmth do vdesin nja 8 miliard të tjerë po thua?

Po tha Riku, pas covidit do kontaminojnë ujin do shofësh çfarë do ndodhë

Po çfarë interesi ka Iluminati që vret njerëz, a nuk i duhet fuqi punëtore bizneseve të tyre?

Kanë shpikur robotët që zëvendësojnë njerëzit dhe nuk kanë pse paguajnë pensione dhe mbajnë miliarda me ushqime. Ata duan ti zhdukin të varfërit

Kush janë Iluminati, pyeta

Janë të majtët, Morgan, Rokfeler, Rothshild, këta janë ata që kërkojnë Neë Order

Unë nuk i besoj këto gjëra, i thashë, por ndoshta bota ka nevojë për një Neë Order, për një Reset

Ja dhe ti je si këta, tha Riku, dikur kam pasur besim te ty, bëre dhe një parti shumë të mirë pastaj shkove prapë me këta

Po si mund të besoj se covidi u sajua për të vrarë njerëz, i thashë

Po tha Riku, covidi shpërndahet me dron nga ajri

Ku janë këta dron, skam parë gjë?

Dalin natën, tha Riku, hedhin pluhur mbi qytete

Rik a ka njeri që frenon Iluminatin?

Vetëm një njeri mund ti frenojë, tha RIku

Kush, pyeta unë

Donald Trump, tha Riku

Trump i humbi zgjedhjet, thashë unë

Ja vodhën, 82 për qind e Amerikës votoi për të

Ça thua, i thashë, edhe ti beson që zgjedhjet në Amerikë vidhen?

Unë kam fakte tha Riku, unë jam Trump Team, ata ndryshuan fletët e votimit në shumicën e shteteve

E ti më thua pse e le partinë, kur i vjedhin votat Trumpit po mua si nuk mi vjedhin?

A e di kush ia vodhi votat Donaldit?

Kush, e pyeta

Vatikani, tha Riku

Rik, i thashë, je dhe katolik si mund të thuash që Vatikani vjedh vota

Po, sepse Papa është me Iluminatin dhe hakerat e Vatikanit vodhën votat në Amerikë, po ju këtu në Evropë nuk keni informacion.

Sipas teje fiton prapë Trump?

Qind për qind, tha Riku

E çfarë ndodh nëse fiton?

Do ketë luftë, tha Riku

Prapë luftë, e pyeta unë

Do jetë ndeshja finale mes Iluminatit dhe Templarëve, të majtët janë Iluminati, Trumpi përfaqëson Templarët.

Akoma me këto histori prej një mijë vitesh, ça thua kështu Rik

Është betejë e madhe, tha Riku, a e di që këta luftojnë për sekretet e Mbretit Solomon?

Çfarë sekretesh kishte Mbreti Solomon?

Solomoni kishte sekretin e pavdekësisë, tha Riku

Edhe ti beson që dikush e ka formulën e pavdekësisë?

Ore shif Soros nuk po vdes akoma, është kthyer në dinosaur

A je vaksinuar, e pyeta.

Unë jam antivax, tha Riku

Si mund të jesh kundër vaksinës, atë e provon shkenca, thashë unë

Ma jep numrin e vaksinës të të them nga çfarë sëmundje do vuash sepse bashkë me vaksinën të kanë futur sëmundje në trup.

Kur do ikësh në Amerikë, e pyeta

Këto ditë, tha Riku

Nuk do e presësh dekoratën e Presidentit?

Nuk e di a do ma japin, edhe këtu drejton Iluminati

Po çi duhemi ne Iluminatit, Shqipëria është shumë e vogël, thashë unë

A e ke parë flamurin tonë, tha Riku

Natyrisht që e kam parë,

Ato dy kokat e shqiponjës me gjuhë jashtë janë gjarpërinj, është simbol i Iluminatit

Po pse Iluminati e vuri simbolin e vet te flamuri jonë dhe nuk e vuri te flamuri italian apo francez, ça thua kështu, ai është simbol bizantin, thashë unë.

E ke gabim, tha Riku, edhe perandoria osmane ishte krijesë e Iluminatit

Do bëjmë ca fotografi, e pyeta

Bëjmë, tha Riku, por do nxjerrësh dy simbolet e mia

Kush janë simbolet e tua, e pyeta

Kryqi në vesh dhe kapelja në kokë, tha Riku, njëra më bën katolik tjetra gentleman

Do ti nxjerr, thashë unë

Mos harro të më çosh numrin e vaksinës të të them nga se do vdesësh, tha Riku

Nuk dua ta di, thashë unë

Mirë tha Riku, nëse ndonjëhërë bëhesh kurioz, më merr në telefon

*Marrë nga Facebook i Ben Blushit

Tags: ben blushiFrederik Ndoci

JU SUGJEROJME

Ofendimet në audiopërgjim/ Veliaj: Ashtu flitet në një dhomë zhveshjeje
Aktualitet

Veliaj për socialistët: PS forca që po transformon Shqipërinë dhe Tiranën

12/06/2022
Petrit Vasili: Vangjush Dako të hetohet nga SPAK si non grata
Aktualitet

Petrit Vasili paralajmëron: Vala e dytë e rritjes së çmimeve në shtator

12/06/2022
“Dracron”, pol i ri politik Francë-Itali në BE?
Bota

“Dracron”, pol i ri politik Francë-Itali në BE?

12/06/2022
Kajmaku kapet bashkë me nipin, fshihnin drogën te vazot e luleve (VIDEO)
Aktualitet

Kajmaku kapet bashkë me nipin, fshihnin drogën te vazot e luleve (VIDEO)

12/06/2022
Next Post
Gjykata Speciale dënon Gucatin dhe Haradinajn me nga katër vjet e gjysmë burgim

Gjykata Speciale dënon Gucatin dhe Haradinajn me nga katër vjet e gjysmë burgim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Veliaj për socialistët: PS forca që po transformon Shqipërinë dhe Tiranën
  • Petrit Vasili paralajmëron: Vala e dytë e rritjes së çmimeve në shtator
  • “Dracron”, pol i ri politik Francë-Itali në BE?
  • Kajmaku kapet bashkë me nipin, fshihnin drogën te vazot e luleve (VIDEO)
  • DW: Pse gazetaria duhet të shkëputet nga Facebook-u



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In