A po kërkon Rama të presë kokat e FRESH? Kjo është pyetja që shtron portali Lapsi.al, duke iu referuar disa komenteve që bëri kryeministri Edi Rama gjatë takimit me studentët në Vlorë.
Nga Vlora, Rama tha se FRESSH nuk ekziston në universitete.
A do ketë ndryshime në FRESSH? Për disa, FRESSH i doli në krah Edi Ramës, kur ai duhej të fliste në një emision televiziv në Top Channel. Këtë detaj e theksonte edhe një gazetar zviceran që vizitoi Tiranën për të parë situatën në vend pas protestave studentore.
Por Edi Rama ishte i zemëruar me FRESSH edhe më herët. Në fjalimin e parë që mbajti pas protestës studentore, në dialogun virtual në FB para 9 ditësh, Edi Rama në rreth dy orë foli për shumë gjëra, por mediat nuk e kapën sulmin e tij ndaj FRESSH.
“FRESSH-in e keni parë si është, copë-copë, nuk ka pasur mundësi as t’ju ndikojë, as t’ju devijojë, as t’ju korruptojë. Çfarë problemi keni? Ejani këtu dhe e flasim,” tha Rama.
Madje ai citoi një student, që thotë se Këshillat Studentorë janë të mbushur me forume rinore.
“Ka dhe nga ata të FRESSH-it që dhe ata, ndoshta më të paktë në numër, gjithsesi do të korruptoheshin,” tha Rama.
A ka provokuar kjo lajmet që përfliten në media për largimin e kreut të FRESSH, Eljo Hyska, pas një debati të ndezur me Ramën? Nuk dihet, por fakt është se organizata e fuqishme rinore e PS nuk është në ditët e saj të mira. Për të mos thënë që është në ditët më të këqija.