Një 27-vjeçar ka marrë dëmtime të rënda në këmbë teksa ka qenë duke punuar tokën me një mjet tip zetor.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Porodinë ndërsa ka qenë freza ajo që i ka prerë të dy këmbët, nga gjuri e poshtë.
I riu i plagosur është identifikuar si Algredo Mukadesi. Ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Korçës ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Mësohet se gjendja e tij është e rëndë për shkak të hemorragjisë, ndaj ai po transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku pritet t’i nënshtrohet me urgjencë një ndërhyrje kirurgjikale.
Njoftimi i Policisë Korçë:
Informacion paraprak
Më datë 06.04.2021, rreth orës 13:30, jemi njoftuar se në fshatin Porodinë, Korçë, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke punuar arën me një mjet tip zetor, dyshohet se është plagosur rëndë në këmbë, si pasojë e frezës së mjetit. Aktualisht ky shtetas, ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.
LEXO EDHE:
Korçë/ Plagoset me frezën e zetorit, i riu në gjendje të rëndë në spital