Aktualitet

Frika e Erdoganit nga “Gjenerata Z”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:12 - 02/11/21 |
Enver Robelli
Enver Robelli

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, është mjeshtër për të nxitur tensione sa herë që gjendet në situata të vështira.






Shembulli i fundit: gjendja ekonomike në Turqi po bëhet gjithnjë e më e keqe dhe për të larguar pak vëmendjen nga kjo situatë Erdogan kërkoi papritmas dëbimin e 10 ambasadorëve, mes tyre atë të SHBA-së, të Francës dhe të Gjermanisë.


Ata kishin kërkuar një proces të ndershëm gjyqësor ndaj filantropit Osman Kavala.







Shpresa e Erdoganit ishte se duke kërcënuar me dëbim të diplomatëve, mobilizon shtresat nacionaliste turke. Por vetëm paralajmërimi për dëbim të ambasadorëve i dha një shtysë tjetër drejt humnerës valutës turke.




Erdogan hoqi menjëherë dorë nga dëbimi i ambasadorëve, pasi Ambasada e SHBA-së në Ankara tha se ambasadorët do të respektonin nenin 41 të Konventës së Vjenës, ku thuhet se diplomatët nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të shtetit pritës.



Por ambasadorët as nuk hoqën dorë nga kërkesa për lirimin e Kavallës, as nuk kërkuan falje.

Erdogan provokon konflikte për qëllime të brendshme politike. Martin Erdmann, ambasador i Gjermanisë në Ankara mes viteve 2015-2020, tregoi së fundi në një intervistë se gjatë shërbimit të tij ai ishte thirrur në Ministrinë e Jashtme turke 25 herë.

Pala turke ankohej e protestonte kundër demonstratave të kurdëve në Gjermani apo kundër karikaturave apo emisioneve satirike në mediat gjermane.

Erdmann tha se kishte vërejtur që sapo dilte nga Ministria e Jashtme në Ankara, agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu Agency me ton triumfues njoftonte se ambasadori gjerman ishte qortuar nga autoritetet turke.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas