Aktualitet

Frika nga koronavirusi, lirohen nga burgu disa nga bosët e mafies italiane









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:01 - 26/04/20 |
mapo.al

Disa nga bosët e mafies italiane janë liruar nga burgu pas rregullave të vendosura si pasojë e rrezikut nga koronavirusi, ka bërë të ditur prokurori italian i antimafies.



Francesco Bonura, një prej personave më me ndikim të Cosa Nostrës; Vincenzo Iannazzo, anëtar i Ndrangheta; dhe Pasquale Zagaria, një anëtar i familjes Casalesi, tashmë kanë lënë burgun dhe ndodhen në arrest shtëpie, sipas Federico Cafiero De Raho, prokurori i antimafiës në Itali.


Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit, qeveria italiane urdhëroi që të burgosurit që u ka mbetur 18 muaj ose më pak dënim të vendos vendosen në arrest shtëpie.




Sipas prokurorit italian, këta 3 të burgosur janë mbajtur nën masa shtesë për të shmangur kontaktin me kundërshtarët e tyre për shkak të rolin që ata kanë pasur në grupet mafioze.

Lexo edhe :  Vaksinimi anti-Covid i të moshuarve, nis edhe në Kukës


1



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas