Aktualitet

Frika nga koronavirusi, Mike Pence do t’i qëndrojë larg presidentit Trump





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:10 - 13/05/20 |
mapo.al

Zv/presidenti amerikan, Mike Pence është distancuar nga Presidenti Trump si masë sigurie, konfirmoi Shtëpia e Bardhë.


“Nënpresidenti ka bërë zgjedhjen që të distancohet për disa ditë,” pasi sekretarja e tij për shtypin, Katie Miller u diagnostikua me koronavirus të premten, pohoi të martën për gazetarët Kayleigh McEnany, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.


Nënpresidenti Pence mungonte të hënën në konferencën për shtyp të Shtëpisë së Bardhë, ku mori pjesë si zakonisht Presidenti Trump. Presidenti e shfrytëzoi konferencën e së hënës për të promovuar përpjekjet e administratës për testimin e popullatës për koronavirus.


Gjatë konferencës së të martës, zëdhënësja McEnany pohoi për gazetarët se brenda kësaj jave numri i amerikanëve që kanë bërë analizën e koronavirusit do të arrijë në 10 milionë vetë. Ajo shtoi se SHBA kanë arritur ritme më të mira se Koreja e Jugut për testimet.


Nga numri i viktimave, 29 shtete amerikane kanë konfirmuar numra më të lartë se Koreja e Jugut.

Koreja e Jugut ka 52 milionë banorë dhe ka regjistruar më pak se 300 vdekje.

Shtetet e Bashkuara me 328 milionë banorë kanë mbi 81 mijë viktima – numri më i lartë të vdekurve nga çdo vend tjetër në botë.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas