Aktualitet

Frikë, ankth, paqëndrueshmëri ekonomike/ Bie numri i shtatzënive për shkak të koronavirusit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:46 - 03/08/20 |
mapo.al

Shumë amerikanë menduan se izolimi nga pandemia do të sillte një rritje të ndjeshme të numrit të lindjeve. Por në fakt, ndodhi e kundërta.


Nuk pati asnjë shtim të numrit të shtatzënive, pasi çiftet përjetuan frikë, ankth, paqëndrueshmëri ekonomike dhe pasiguri për sa i përket fundit të kësaj gjendjeje.


Jo vetëm që nuk pësoi rritje, por numri i shtatzënive ka rënë ndjeshëm dhe të shumtë janë ata që mendojnë se kriza e shkaktuar nga Covid-19 ka ndikuar dhe do të ketë dhe një ndikim të mëtejshëm në uljen e lindjeve.


Demografët dhe ekspertët e politikave publike shprehen se më pak fëmijë do të thotë pamjaftueshmëri në numrin e punonjësve të rinj që do të zhvillojnë ekonominë dhe do të zvëndësojnë popullsinë e plakur në SHBA.


 


Etiketa:

Pas