Aktualitet

Frikë nga protestat/ Policia mbyll Elbasanin, Fierin, Kukësin dhe Durrësin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:30 - 17/05/20 |
mapo.al

Protesta që po zhvillohet te Teatri Kombëtar ka shtuar frikën e Policisë së Shtetit, se qytetarët mund të vijnë nga qytetet e tjerë dhe situata të dalë jashtë kontrollit.


Gazeta Mapo mëson se me urdhër të Policisë së Shtetit është mbyllur qarkullimi drejt Tiranës në Elbasan, Fier, Kukës dhe Durrës.


Duke shfrytëzuar karantinën që ndodhet vendi dhe kufizimet e lëvizjes, policia ka bllokuar tërësisht qarkullimin.


Janë vendosur barriera në kryqëzime, gjë që nuk ka ndodhur ditët e tjera të karantinës.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas