Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi nuk e sheh si përçarje aksionin anti-Basha të ndërmarrë nga ish- lideri Berisha. Ai thotë se sot kjo forcë politike po përballet me mendime ndryshe ndërsa thekson se marrëdhënia e PD me SHBA duhet të mbetet e pacenuar.
“Ju jeni njohur me trysninë e Bashës dhe ai i ka bërë publike arsyet e tij, më mirë se ai se sqaron dot askush. Të pretendojmë sot që ky është veprim i lehtë për dëm dhe që ka një demek të kënaqur kjo s’është normale. Do dojë kohë ky debat i brendshëm të sqarohet ndajini bej thirrje demokratëve të qetësohen sepse s’mund të heqim vëmendjen nga keq qeverisja më e madhe që ka pas vendi. Besoj tek PD dhe vlerat e saj dhe demokratet do dalin shumë më të bashkuar. Nuk ka një përçarje por mendim ndryshe”, tha Këlliçi.
Sot, Forumi Rinor i Partisë Demokratike, përmes 30 anëtarëve të kryesisë së tij i i kërkoi zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi dhe kreut të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka të thërrasin një referendum për vendimin mbi Sali Berishën.
Shkresa u dorëzua në selinë blu, një ditë përpara se Sali Berisha të dalë përpara demokratëve mbi nismën e tij për hapjen e partisë dhe thirrjen e një referendum për të rrëzuar vendimin e Lulzim Bashës për ta larguar nga grupi parlamentar.
Firmën mbi kërkesën e thirrjes së një referendumi e firmosi edhe Glauk Olldashi, djali i të ndjerit, Sokol Olldashi.
Firma e Belind Këlliçit, kreut të FRPD mungonte në shkresën që ju drejtua selisë blu. Këlliçi i kërkon demokratëve të ruajnë qetësinë.
“Është një nismë e anëtarëve. Nuk ka pasur mbledhje. Kjo është një çështje e jona e brendshme që do marrë përgjigje,” thotë ai.
Anëtari i kryesisë thekson se PD për shkak të historisë së saj politike nuk mund të dilte kundër PD.
“Të gjithë duhet të reflektojmë në këtë moment në një qetësi absolute për të mirën e demokratëve. Marrëdhënia jonë me SHBA duhet të jetë e pacenuar,” thotë ai.
Duke mos mohuar debatin e brendshëm, Këlliçi thekson se PD nuk duhet të humbë asnjë anëtar të saj.
LEXO EDHE:
FRPD kërkon referendum për përjashtimin e Berishës, mes firmëtarëve, Olldashi