Aktualitet

FRPD kërkon referendum për përjashtimin e Berishës, mes firmëtarëve, Olldashi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:07 - 15/09/21 |
mapo.al

Kryesia e FRPD i ka nisur një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi dhe kreut të Këshillit Kombëtar për thirrjen e një referendumi pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat.






Mes firmëtarëve është edhe Glauk Olldashi, djali i Sokol Olldashit. Kjo është nisja e mbledhjes së firmave për organizimin e një referendumi në PD.


Në kërkesën e formuluar nga FRPD thuhet ndër të tjera se vendimi i Lulzim Bashës është në shkelje të plotë të statutit si dhe rrezikon përçarje të rrezikshme në parti.







Për këtë arsye ata kërkojnë thirrjen e referendumit në anëtarësinë e partisë si të vetmen mënyrë për të ruajtur unitetin e PD.



Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si nul vendimin e Bashës për ta përjashtuar, ndërsa ka nisur betejën, siç e quan ai për të kthyer sovranitetin në PD.

Lexo edhe :  Berisha: Basha vepron për interesa personale, vendimi i tij do hidhet në kosh


<
>
409dcc92-7cc5-42af-ac28-9afa88ba7754 06a3c354-4dad-44ad-a896-784e799692ed 064716f9-7da1-4aac-b59d-c45211e5e758
9


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas