Friday, February 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Frutat dhe perimet që luftojnë infeksionet dhe mbrojnë trupin

by mapo.al
30/11/2021
in Kryesore, Shëndeti
0

Sipas studimeve të tjera të zhvilluara konsumimi i portokallit, kivit, brokolit, kërpudhave, boronicave, bajameve, arrave, fasuleve dhe shumë fruta–perimeve të tjera ndihmojnë në luftimin e inflamacionit dhe stimulon sistemin imunitar.

Konsiderohen superushqime sepse me konsumimin e tyre trupi ynë furnizohet me vitamina dhe minerale të domosdoshme. Shumica prej tyre janë burimi i mirë i vitaminës C, tepër i domosdoshëm për shëndetin e syve dhe zemrës, po kështu edhe antioksidantëve-të cilët janë elemente kyçe të ushqyerjes dhe luftimit të inflamacioneve dhe infeksioneve të trupit.



Portokalle-kivi 

Nëse doni portokallen, konsumoni gjithashtu edhe kivin. Ndonëse portokallet njihen për përmbajtjen e lartë të vitaminës C, kivi është një frutë që përmban rreth 70 miligram të vitaminës C, gati më shumë se portokallet. Dhe me konsumimin e vetëm një kivi në ditë merrni sasinë e domosdoshme ditore të vitaminës C. Sikurse shpjegojnë mjekët vitamina C përmirëson shikimin, ul rrezikun për tumore dhe i bën shumë mirë zemrës. Nga ana tjetër, përmirëson shëndetin e lëkurës duke e rinuar dhe mbajtur larg rrudhat. Me konsumimin e kivit ju merrni rreth 20 për qind më shumë potasium sesa me konsumin e bananes. Madje kivi rezulton një ndër të paktat fruta që përmban edhe vitaminën E dhe antioksidantë.

Brokoli-kërpudha

Njihen vetitë e shumta ushqyese që përmbajnë brokoli, madje si perime është tej mase i konsumuar. Kjo pasi brokoli është burim i mirë i antioksidantëve. Por nëse te disa nuk është shumë e preferuar konsumimi i brokolit, alternativë janë kërpudhat. Kërkimet e fundit tregojnë se kërpudhat janë të pasura me substanca që ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Sipas një studimi të kryer nga kërkuesit e “Pennsylvania State University” është zbuluar se kërpudhat kanë përmbajtje të lartë të antioksidantëve e krahasueshme me sasinë e antioksidantëve të pranishëm në fasule, specat e kuq dhe karotat. Sipas dy studimeve të tjera të zhvilluara nga “Arizona State University” dhe “Penn State University” konsumimi i kërpudhave ndihmon në luftimin e inflamacionit dhe stimulon sistemin imunitar.

Boronica-mjedra

Mjedrat janë si manaferrat dhe përmbajnë shumë ellagatininë,  një substancë e njohur për aktivitetin e saj antiviral, antioksidant dhe mbrojtëse kundër tumoreve të caktuara të cilat përfshihen dhe ndihmon në procesin e tretjes së ushqimit. Ata janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës K, e cila ndihmon në luftimin e osteoporozës, duke zvogëluar rrezikun e frakturave. Gjithashtu një filxhan boronicë përmban 8 gram fibra, tashmë një sasi e mjaftueshme me konsumimin e së cilës ju ndihmon të merrni 30 gr e dozës së rekomanduar ditore.

Bajame-arra

Bajamet janë një superushqim që ndihmon në mbajtjen në nivele të ulëta kolesterolin e “keq”, shkaktari kryesor për sëmundjet kardiake. Nga ana tjetër, duhet të dini se arrat përmbajnë një lloj acidi i cili ka bazë bimore omega-3 yndyra të cilat jo vetëm që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, por ndihmojnë gjithashtu në funksionet e trurit, kujtesës dhe për të përmirësuar gjendjen shpirtërore. Studimi i “Loma Linda University” ka evidentuar se omega-3 e pranishme në arra mund të ulin kolesterolin në mënyrë më efikase sesa omega -3 e pranishme në salmon.

Fasule zezë-kuqe

Substancat e pranishme te fasulet mbrojnë nga kanceri dhe patologjitë e koronares, mirëpo fasulet e kuqe kanë përmbajtje më të lartë të këtyre substancave. Përmbajnë gjithashtu tre herë më shumë në sasi antioksidantë sesa fasulet e zeza dhe renditen ndër 100 ushqimet më të shëndetshme në botë.  Janë gjithashtu burim i mirë i hekurit dhe folateve, substanca ushqyese kyç për gratë në moshë riprodhuese. Dhe sikurse dihet fasulet kanë përmbajtje të lartë të fibrave, të cilat bëjnë shumë mirë për kontrollin e peshës dhe tretjes.

 Spinaq-lëpjeta

Jeni lodhur me konsumimin e spinaqit? Provoni lëpjetat. Konsiderohet një ndër perimet më të mira për funksionimin e mirë të trurit. Një studim i “Tufts University” ka evidentuar se konsumimi i ushqimeve me përmbajtje të lartë të vitaminës B sikurse janë lëpjetat ndihmojnë shëndetin mendor. Lëpjetat janë gjithashtu burim i mirë i vitaminës E dhe folateve; substanca ushqyese që mbrojnë trurin. Ky perim rezulton të jetë i pasur edhe me luteinë, karatoneidë, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e degjenerimit të aftësisë njohëse, e ardhur për shkak të moshës së vjetër.

Salmon-sardele

Sigurisht, dihet që salmoni është i pasur me omega-3 të cilat bëjnë mirë shëndetit të zemrës dhe trurit. Por sardelet të cilat rezultojnë të pasura me omega-3 janë një zgjedhje e mirë pasi përmbajnë më pak merkur. Sardelet janë një superushqim edhe sepse janë burim i vitaminës D, një substancë ushqyese kyç që shpesh nuk e marrim në sasinë e duhur. Mbani parasysh se vitamina D përmirëson humorin, redukton rrezikun e sëmundjeve kardiake dhe tumoreve, gjithashtu mbron sistemin imunitar.

Domate-shalqi

Domatet janë të pasura me likopen, një pigment që mund të ndihmojë në reduktimin e sëmundjeve kardiake dhe kancerit të vezores dhe qafës së mitrës. Megjithëse aktualisht shalqini nuk është i sezonit, duhet të dini se një fetë shalqi përmban dy herë më shumë likopen (7,8 miligramë) në krahasim me një domate të freskët, nga ana tjetër përmban edhe vitaminën A dhe C.

Çokollatë e zezë-farat e kungullit 

Nëse çokollata e zezë përmirëson humorin tuaj, por nguroni ta konsumoni shumë për shkak të yndyrave dhe kalorive që përmban, mund të provoni farat e kungullit. Janë njësoj si çokollata, konsiderohen një burim i mirë i triptofanit, e cila stimulon prodhimin e serotoninës, neurotransmetuesit të mirëqenies dhe lumturisë. Gjithashtu këto fara përmbajnë rreth 30 gramë, gati gjysma e sasisë së domosdoshme ditore për magnez, e cila i shërben sistemit imunitar për të forcuar densitetin kockor.

Tags: frutainfeksioniluftaMbrojtjaperimetrupi

JU SUGJEROJME

Çmimi Kadare 2023/ Juria e re me shkrimtarë e gazetarë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut
Kryesore

Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj

01/02/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
Next Post
ESE/ E kam njohur atë vajzë

ESE/ E kam njohur atë vajzë

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In