Aktualitet

Frymëmarrje lehtësimi nga koronavirusi, shkencëtarët australianë pranë vaksinës





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 12:10 - 29/01/20 |
mapo.al

Një grup kërkuesish në Australi dolën në një deklaratë të shumëpritur për shtyp, ku bënë me dije se kanë zhvilluar një version laboratorik të koronavirusit të ri, i pari i rikrijuar jashtë Kinës, zbulim ky që mund të ndihmojë në përshpejtimin e përpjekjeve për krijimin e vaksinës


Kërkuesit e Institutit “Peter Doherti” për Infeksionet dhe Imunitetin thanë se do e ndajnë mostrën, e cila u rrit nga një pacient i infektuar, me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe laboratorë të tjerë të specializuar në mbarë botën.



“Ky është një hap, një pjesë nga “puzzle” për të cilin kontribuuam”, bëri me dije zv/drejtori i Instituti, Mike Catton, duke vënë në dukje se vetëm ky zhvillim i ri nuk mjafton.


Virusi i ngjashëm me atë të gripit shpërtheu në qytetin kinez të Wuhan në fund të 2019. Edhe pse autoritetet izoluan provincën e Hubeit, e cila ka një popullsi sa ajo e Italisë, virusi është përhapur dhe në vende të tjera nga Franca në SHBA.



Pas