Aktualitet

“Frymëmarrje” në burgje – Rinisin takimet me familjarët, kushtet dhe rregullat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:43 - 10/06/21 |
mapo.al

Më 14 qershor do të lirohen masat e vendosura për shkak të pandemisë për të burgosurit në vendin tonë. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi se nga kjo datë do të rinisin takimet me familjarët, aktivitetet dhe dhënia e lejeve të veçanta.






Për të burgosurit do të lejohet vetëm një takim në muaj ndërkohë që familjarët do duhet të jenë të vaksinuar, të kenë një test negativ për COVID ose një vërtetim që e kanë kaluar virusin më herët. Ndërsa për të dënuarit e mitur, do të lejohen deri në katër takime në muaj, me të njëjtat kushte sigurie.


Ministrja tha se do të fillojë edhe dhënia e lejeve të veçanta për raste mortore sipas parashikimeve ligjore ndërsa theksoi se rinisja e aktiviteteve në burgje do të bëhet me respektimin e masave anti-COVID.





“Një takim në muaj duke respektuar distancën e sigurisë ku familjari paraqet dokumentin që është vaksinuar, testin negative ose vërtetimin e ka kaluar. Për të miturit do të lejohen 4 takime në muaj me të njëjtat kushte.



Do të rifillojmë dhëniet e lejeve të veçanta në zbatim të rregullores së miratuar së fundmi për dhënien e lejeve shpërblyese. Do të jetë vetëm për raste mortore sipas parashikimeve ligjore. Për rifillimin e aktiviteteve do kryhen duke respektuar masat anti-COVID”, deklaroi ministrja.



Gjonaj u shpreh se deri më tani në burgje janë vaksinuar 2,761 persona, duke nënvizuar se vendimi për lirimin e masave ka ardhur pas vlerësimeve të bëra nga Avokati i Popullit si dhe duke pasur parasysh hapat që kanë ndjekur vendet e tjera.

“2761 të vaksinuar në burgje deri më tani. 18 muaj pas vendimit të Komitetit të Ekspertëve grupi teknik në Ministrinë e Drejtësisë kanë vlerësuar situatën në të cilën ndodhemi dhe kanë propozuar lehtësimin e disa masave kufizuese.

Këto masa kufizuese kanë qenë gjatë periudhës edhe të fushatës zgjedhore për të mos I lënë asnjë mundësi të burgosurve të takohen me familjarët. Për sa i përket lehtësimit të masave kufizuese për një periudhë të përkohshme është kryer edhe vlerësimi i Avokatit të Popullit edhe është referuar edhe në eksperiencën e disa vendeve të tjera”, u shpreh ministrja.

5


Etiketa:

Pas