Moderatorja Arbana Osmani dhe regjizori Eduart Grishaj janë një ndër çiftet më të dashur të showbizzit shqiptar.
Dyshja mirëpritën fëmijën e tyre të parë në fund të tetorit, një djalë që e pagëzuan me emrin e veçantë, Diell.
Ata janë shumë aktivë në rrjete sociale, ku shpeshherë kanë ndarë disa dedikime romantike për njëri-tjetrin.
Ndërkohë, së fundmi ka qenë Eduarti i cili ka publikuar një fotografi të veçantë krah moderatores.
Arbana shfaqet e veshur si një malësore, ndërsa mban dhe një shami të bardhë në kokë. “Fshatarja ime”, ka shkruar partneri i saj krahas fotos.
Ndërkohë, fotoja ka marrë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë vërshuar në komente.