Aktualitet

Fsheh 40 mijë euro në furrë, e dashura ia djeg duke gatuar 







               Publikuar në : 11:04 - 21/04/19 |
mapo.al

40 mijë euro u shkrumbuan në një furrë kuzhine. Burri i fshehu paratë aty, por e dashura, e cila nuk i vuri re, i gatoi së bashku me strudelin që kishte përgatitur.


Ngjara e pazakontë ndodhi në vitin 2016, por vetëm tani u publikua pasi Alberto Vazzoler, një sipërmarrës nga San Donà di Piave (Venice), doli në gjyq i akuzuar për shmangien e autoriteteve tatimore, duke ricikluar para jashtë vendit.

E dashura e tij Silvia Moro gjithashtu është akuzuar. Ngjarja u zbulua pasi një përgjimi telefonik, ku Moro i tregonte motrës së saj se nuk i vuri re mijëra eurot kur vuri strudelin në furrë dhe i dogji.

Sipas Guardia di Finanza, kjo provon faktin se sipërmarrësi kishte një sasi të madhe parash kesh në shtëpi dhe donte ti fshihte që të mos zbulohej nga autoritet tatimore.


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas