Fshehën pasuritë, ILDKP kallëzon gjyqtarin dhe tatimorin

Tiranë Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive ka kërkuar ndjekje penale për 14 zyrtarë dhe gjoba për 6 të tjerë, të cilët dyshohen për fshehje pasurie. Përmes një njoftimi për shtyp, ILDKP bëri me dije se dy prej kallëzimeve penale për fshehje pasurie janë bërë në emër të gjyqtarit të Beratit, Shyqyri Çobo dhe inspektorit të Tatimeve, Mehmet Guga, ndërsa 12 zyrtarët e tjerë akuzohen për refuzim të deklarimeve. Sa i përket gjyqtarit Çobo, ILDKP pohon se ai ka bërë deklarim të rremë për vlerën e apartamentit 120m2 në Durrës si dhe nuk ka deklaruar dy llogari bankare në emër të bashkëshortes. “Apartamenti është blerë në shumën e 7.9 milionë lekëve, ndërsa subjekti e ka deklaruar në shumën e 6 milionë lekëve”,-thotë zëdhënësi i ILDKP, Albi Serani, i cili shton më pas se i njëjti gjyqtar nuk ka deklaruar dy llogaritë bankare në emër të bashkëshortes, njëra prej të cilave kapte vjetën e 1.9 milionë lekëve të reja. I kallëzuari i dytë në prokurori, Mehmet Guga, me funksion inspektor i Drejtorisë së Tatim-Paguesve të Mëdhenj rezulton të ketë fshehur transaksione bankare në vlerën e 188 500 dollarëve, por edhe aktivitetin privat në vlerën e 15 242 499 lekëve. “I njëjti subjekt ka fshehur pasuri të paluajtshme: magazinë të bimëve, dy kate, me sip. ndërtimi 360m2 dhe sip. trualli 360m2; depo bimësh, 3 kate, me sip. ndërtimi 2 250 m2; tokë truall me sip. 2 200 m2; tokë truall me sip. 560m2; tokë truall me sip. 815m2; tokë truall me sip. 840m2; mosdeklarim i një objekti dhe ndërtesë, me sip. 85m2 dhe sip. trualli 300m2, në Sarandë; si edhe dy automjete, me vlerë përkatësisht 13 000 euro dhe 330 000 lekë”, – thuhet në njoftimin e ILDKP-së. Mes 12 zyrtarëve të tjerë të kallëzuar në prokurori, janë 8 drejtues lokalë të zgjedhur për herë të parë në maj të vitit 2011, 3 ish-kryetarë njësish vendore dhe një doganier. “Për zyrtarët  në funksion është kërkuar njëkohësisht shkarkimi nga detyra i tyre”,-thotë ILDKP. Për 6 zyrtarë të tjerë, deklaratat e të cilëve janë gjetur me parregullsi, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka aplikuar masën administrative të gjobës.

 



Të kallëzuar penalisht

Shyqyri Çobo                             Gjyqtar në Berat

Mehmet Goga                             Inspektor në drejtorinë e Tatimeve

Dule Koka                               Doganier, Kakavijë

Aleksandër Çela                      Kryetar i komunës Dardhas, Pogradec

Bujar Ibrahimi                         Kryetar i komunës Qendër-Piskovë, Përmet

Rrahman Demaj                      Kryetar i komunës Tërthore, Kukës

Hristo Duci                    Kryetar, komuna Dropull i Sipërm, Gjirokastër

Gjergji Doçi                             Kryetar i komunës Dajç, Lezhë

Martin Lazri                            Kryetar i komunës Guri i Zi, Shkodër

Vuksan Çardaku            Kryetar i komunës Llugaj, Tropojë

Lekë Bibaj                      Kryetar i Komunës Hajmel, Shkodër

Jakup Sefolli                  Ish-kryetar i komunës Fajzë, Has

Mark Ruçi                      Ish-kryetar i Bashkisë Rubik

Kastriot Begaj                Ish-kryetar i Bashkisë, Librazhd

 

Masa me gjobë

 

Qani Shema                             Kryetar, Përmbarimi Sarandë

Agron Selimaj                         Inspektor, D. R. Tatime, Fier

Nexhmi Torra                          Inspektor, D.R. Tatime, Korçë

Petrit Tare                               Drejtor, Ujësjellës-Kanalizime, Korçë

Mariglen Murataj                    Përmbarues, Përmbarimi Gjirokastër

Mustafa Turku                        Prokuror, Prokuroria e Rrethit Elbasan


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252