Aktualitet

Fshehu 7 prona/ PD kërkesë Prokurorisë: Na informoni për hetimet ndaj deputetit Ervin Bushati





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:45 - 22/02/20 |
mapo.al

Partia Demokratike i është drejtuar përmes një kërkese zyrtare Prokurorisë, ku kërkon informacion lidhur me ecurinë e hetimeve për pasurinë e deputetit socialist Ervin Bushati.


Gjithashtu, PD kërkon të dijë nëse dosja i ka kaluar SPAK-ut. Sipas PD, ligjvënësi socialist s’ka deklaruar 7 pasuri të paluajtshme.



Deklarata e PD
Më 2 Tetor 2018, Partia Demokratike depozitoi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë një kallëzim penal për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë ndaj deputetit socialist Ervin Bushati. Në kallëzim penal PD sqaronte se janë evidentuar prova nga ZRPP se deputeti Ervin Bushati, ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pronësinë për 7 pasuri të paluajtshme.


Konkretisht, rezultonte se ai nuk kishte deklaruar pasuritë e paluajtshme si më poshtë: 1. Në Tiranë, 938 m2 truall, e regjistruar në vitin 2017; 2. Në Tiranë, 600 m2 truall, me sipërfaqe ndërtimi 327 m2; 3. Në Tiranë, 938 m2 truall, e regjistruar në vitin 2014; 4. Në Qerret, Kavajë, një pasuri me sipërfaqe 76 m2, ndërtesë, e fituar me kontratë shitje nga shteti (ALUIZNI); 5. Në Qerret, Kavajë, një pasuri me sipërfaqe 376 m2 truall, e fituar me kontratë shitje nga shteti (ALUIZNI); 6. Në Sarandë, një pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall; dhe 7. Në Sarandë, 1 garazh, me sipërfaqe 42 m2.

Në Janar 2019, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë datë 10.10.2018 “Për mosfillimin e procedimit penal që i përket materialit kallëzues Nr. 13118 të vitit 2018”, duke detyruar Prokurorinë që të regjistronte procedim penal për rastin në fjalë. Sot, në më shumë se 1 vit nga momenti ku gjykata konstatoi se kallëzimi ishte bazë e mjaftueshme për regjistrimin e procedimit penal ndaj shtetasit Ervin Bushati, organi i prokurorisë nuk ka konkluduar për përfundimin e hetimeve mbi këtë çështje dhe nuk ka dalë në një vendimmarrje mbi këtë dosje hetimore.

Për këtë arsye, PD ka kërkuar informacion mbi fazën ku ndodhen hetimet dhe nëse Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas datës 19 Dhjetor 2019, ka shpallur apo jo moskompetencën dhe a i janë kaluar aktet Prokurorisë së Posaçme SPAK, duke qenë se shtetasi Ervin Bushati, është deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe është subjekt hetimi nga SPAK.

Historia e dosjes penale Bushati

Në muajin Tetor 2018, Partia Demokratike denoncoi deputetin e Partisë Socialiste Ervin Bushati për fshehje të pasurisë dhe mosjustifikimit ligjërisht të pasurisë. PD deklaroi se deputeti Ervin Bushati ka fshehur të paktën 7 pasurive të paluajtshme, ku përfshihen: 1. Një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall në Tiranë. 2. Një pasuri me sipërfaqe 600 m2 truall në Tiranë. 3. Një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall po në Tiranë. 4. Një ndërtesë me sipërfaqe 76 m2 në Qerret Kavajë. 5. Një pasuri me sipërfaqe 376 m2 truall në Qerret, Kavajë. 6. Një pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall në Sarandë. 7. Një garazh me sipërfaqe secila 42 m2 në Sarandë.

Por PD nuk është mjaftuar vetëm me denoncimin publik. Duke qenë se prokuroria nuk nisi hetimet kryesisht, PD depozitoi në prokurori Kallëzim Penal kundër Ervin Bushatit për fshehjen e pasurisë dhe falsifikimin e Deklaratës së Pasurisë, duke e akuzuar për kryerjen e dy veprave penale:  “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 190 dhe 257/a i Kodit Penal.

1. Vetëm disa ditë pas depozitimit të Kallëzimit Penal, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 25.10.2018, vendosi “mosfillimin e procedimit penal”.Duke mos qenë dakord me vendimin e prokurorisë, që refuzonte të hetonte paligjshëmrinë e pasurisë së një deputeti të mazhorancës, Partia Demokratike e ankimoi vendimin në Gjykatë.

2. Më datë 20 Janar 2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pranoi ankimin e PD, duke rrëzuar Prokuorinë e Tiranës dhe duke e detyruar këtë të fundit të nis menjëherë procedim penal ndaj deputetit Ervin Bushati për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë. Prokuroria e Tiranës e ankimoi vendimin në Gjykatën e Apelit Tiranë, duke këmbëngul që të mos e hetojë Ervin Bushatin.

3. Gjykata e Apelit, më 13 Mars 2019, la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, duke vulosur kështu përfundimisht rrëzimin e prokurorisë dhe detyrimin e saj që të procedojë penalisht deputetin e PS Ervin Bushati.

Pas këtij vendimi të formës së prerë, organi i prokurorisë është ligjërisht i detyruar që të procedoi penal deputetin Ervin Bushati, për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë. Mbetet për t’u parë rezultati i hetimit dhe nëse deputeti i mazhorancës do të dënohet apo jo penalisht për fshehjen e pasurisë.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas