Monday, July 11, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Prokuroria i kthen përgjigje PD-së: Valdrin Pjetri, zyrtarisht nën hetim

by ro ot
17/12/2019
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar bashkie në Shkodër, Valdrin Pjetri, është marrë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Ky fakt bëhet i ditur nga përgjigja që Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer së fundmi Partisë Demokratike, e cila i ka dërguar më datë 1 gusht të këtij viti kërkesë për verifikimin e pastërtisë së figurës së Pjetrit.

Në një deklaratë për mediat, Prokuroria bën të ditur se Valdrin Pjetri ka fshehur ndjekjen penale ndaj tij në Itali; s’ka deklaruar se është dënuar për mbajtje të paligjshme të lëndëve narkotike me 18 muaj burg dhe 1 mijë euro gjobë, ashtu sikurse nuk ka deklaruar edhe masën e dëbimit nga shteti italian.

Ishte Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ai që denoncoi rastin e Valdrin Pjetrit, i cili, në votimet e 30 qershorit ku PS garonte e vetme, mori 6% të votave.

Deklarata e Prokurorisë së Përgjithshme:

Partia Demokratike e Shqipërisë, me shkresën Nr.121 Prot., datë 01.08.2019 ka depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme kërkesën me objekt ‘Verifikimin e pastërtisë së figurës të shtetasit Valdrin Luigj Pjetri’.

Në vijim, me shkresën Nr.121/1 Prot., datë 05.08.2019, në zbatim të përcaktimeve të pikës 2 të nenit 7, të Ligjit Nr.138/2015 ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike’, ky subjekt ka dërguar bashkëlidhur nënshkrimet e jo më pak se 500 shtetasve me të drejtë vote, në mbështetje të kërkesës për verifikim të figurës së shtetasit Valdrin Luigj Pjetri.

Prokuroria e Përgjithshme, bazuar në parashikimet e Ligjit Nr.138/2015, ka kryer verifikime të thelluara të deklarimeve të subjektit Valdrin Pjetri, të paraqitura në dy Formularë Vetëdeklarimi.

  1. Formularit të Vetëdeklarimit, dorëzuar pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nga subjekti Valdrin Luigj Pjetri, në cilësinë e kandidatit për Kryetar të Bashkisë Shkodër.
  2. Formularit të Vetëdeklarimit dorëzuar pranë Departamentit të Administratës Publike, nga subjekti Valdrin Luigj Pjetri,në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë së Aseteve në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në përfundim të verifikimeve të kryera është provuar se subjekti Valdrin Luigj Pjetri:

  • Është arrestuar në flagrancë nga personeli i Policisë së Shtetit së Firences në datën 27.01.2003 së bashku me një shtetas tjetër shqiptar për shkelje të ligjeve mbi lëndën narkotike bazuar në ex art 73 DPR 309/90
  • Me vendimin penal Nr.474 të Gjykatës së Firences, subjekti Valdrin Luigj Pjetri është deklaruar fajtor për veprën penale ‘Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike në bashkëpunim’, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian dhe nga neni 73 paragrafi i 1i Dekretit të Presidentit të Republikës të Republikës së Italisë, nr.309/90 dhe është dënuar me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj burgim dhe me gjobë të barabartë me 2000 (dymijë) Euro, të zbritur për shkak të njohjes së rrethanave lehtësuese të përgjithshme, në 27 (njëzet e shtatë) muaj burgim dhe me gjobë të barabartë me 1.500 (njëmijë e pesëqind) Euro, e cila është zbritur për shkak të llojit të gjykimit në 18 (tetëmbëdhjetë) muaj burgim dhe me gjobë të barabartë me 1.000 (njëmijë) Euro.

Pezullim të dënimit dhe mospërmendje. Vendim i formës së prerë.

  • I është revokuar leja e qëndrimit më datë 03.02.2003 nga Kuestori i Firencës.
  • Është dëbuar nga territori Italian më datë 04.02.2003, masë e marrë nga Prefekti i Firences. Afati i dëbimit përfundoi më datë 24.07.2015.

Mbi këtë bazë dhe referuar parashikimeve të ligjit Nr.138/2015, si dhe Vendimit të Kuvendit Nr.17/2016 është arritur në konkluzionet se:

  1. Subjekti deklarues Valdrin Luigj Pjetri, përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 pika 1 gërma ‘a’ e ligjit Nr.138/2015, ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike’, për shkak të dënimit nga Gjykata e Firences me vendim të formës së prerë.
  2. Subjekti deklarues Valdrin Luigj Pjetri, përfshihet dhe në përcaktimet e pikës 3, gërma ‘ç’, Kreu III-të, i Vendimit Nr. 17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë, për shkak të mosdeklarimit prej tij në Formularët e Vetëdeklarimit të arrestit në flagrancë, ndjekjes penale ndaj tij në Itali, mosdeklarimit të dënimit penal të formës së prerë dhënë ndaj tij nga Gjykata e Firences dhe mosdeklarimit të masës së dëbimit nga shteti Italian.

Në përfundim të procesit vendimmarrja i komunikohet subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Departamentit të Administratës Publike.

Në lidhje me mosdeklarimet prej subjektit në Formularët e Vetëdeklarimeve të fakteve të konstatuara materialet i kaluan për kompetencë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ‘Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve’, të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Tags: prokuroria e pergjithshmeValdrin Pjetri

JU SUGJEROJME

Banesat rriten me 60 për qind gjatë 10 viteve të fundit
Ekonomi

Banesat rriten me 60 për qind gjatë 10 viteve të fundit

11/07/2022
E rëndë/ Djali i vetëm në familje, rrëzohet nga skela ku punonte dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë/ Djali i vetëm në familje, rrëzohet nga skela ku punonte dhe humb jetën

11/07/2022
Tragjike/ 5-vjeçari fut kokën në tullumbace dhe vdes nga asfiksia
Bota

Tragjike/ 5-vjeçari fut kokën në tullumbace dhe vdes nga asfiksia

11/07/2022
Ndahet nga jeta mjeku dhe epidemiologu i shquar shqiptar
Aktualitet

Shifrat e 24 orëve të fundit, bien ndjeshëm rastet Covid

11/07/2022
Next Post
Minishengeni, Kryeministria i përgjigjet Haradinajt: Kemi ftuar Thaçin

Minishengeni, Kryeministria i përgjigjet Haradinajt: Kemi ftuar Thaçin

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Banesat rriten me 60 për qind gjatë 10 viteve të fundit
  • Shtohen të huajt, nga Italia deri në Britani, që kërkojnë punë në Shqipëri
  • E rëndë/ Djali i vetëm në familje, rrëzohet nga skela ku punonte dhe humb jetën
  • Tragjike/ 5-vjeçari fut kokën në tullumbace dhe vdes nga asfiksia
  • Shifrat e 24 orëve të fundit, bien ndjeshëm rastet Covid



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In