Aktualitet

Fshehu plagosjen në lokal, arrestohet 55-vjeçari në Vlorë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:39 - 07/10/19 |
mapo.al

Pronari i një lokali në lagjen “Partizani”, në Vlorë është vënë në pranga. Policia njofton se në lokalin e biznesmenit A.J., 55 vjeç mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një sherr.






Ai ka hezituar të kallëzojë në polici faktin që një person ka mbetur i plagosur dhe gjithashtu ka tentuar të dëmtojë provat.


“Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas pas ngjarjes së ndodhur nuk ka kallëzuar në organin policor për plagosjen e shtetasit G.Ll dhe ka mbyllur lokalin duke kryer veprime të tjera me qëllim dëmtimin e provave”,- informon policia.







Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.



1




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas