Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, njoftoi sot fillimin e një reforme të thellë në administratën diplomatike që nis me shkarkimin e 20 punonjësve, ndërsa një pjesë tjetër do të transferohen.
Por Cakaj nuk bëri publik emrat, ndërkohë që është zbuluar emri i diplomatit të parë të shkarkuar. Ai është Edmond Kumaraku, konsull në Romë.
Kumaraku mësohet se është shkarkuar pas ankesave, ndërkohë që verifikimi kishte nisur prej disa muajsh dhe sot u finalizua me shkarkimin nga detyra.
Gent Cakaj deklaroi se nga administrata diplomatike do të largohen të gjithë ata që janë nuk e meritojnë, pasi janë emëruar në mënyrë klienteliste dhe nepotike.
LEXO EDHE:
Ramës nuk i del inati me Bushatin, i heq njerëzit dhe e akuzon