Aktualitet

Duna ndaj arbitrit në Peqin, FSHF: Dënim deri në tre vite burg








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:03 - 14/12/19 |
mapo.al

Federata e Futbollit dënon me ashpërsi aktin vandal të dhunimit të arbitrit Sokol Bebja në ndeshjen Shkumbini-Dinamo në qytetin e Peqinit.


FSHF i bën thirrje Policisë së Shtetit të marrë urgjentisht masat për të arrestuar agresorët në fjalë dhe kërkon nxjerrjen e tyre të menjëhershme para ligjit, bazuar në nenin 274/A të Kodit Penal. FSHF garanton se do ta ndjekë deri në fund këtë çështje në të gjitha instancat e drejtësisë.


FSHF nuk do të lejojë në asnjë çast nëpërkëmbjen e autoriteteve sportive dhe ndërhyrjet e huliganëve në dëm të cilitdo në ambjentet sportive.


Lexo edhe: Video/ Ligjet nuk ‘pijnë ujë’, dhunohet në Peqin gjyqtari nga Tirana



Etiketa: , ,

Pas